EMRAT/ I ngacmoi të dashurën në plazhin e Tales, 30-vjeçari plagos të riun dhe largohet nga vendngjarja! Celulari i tij…

21/07/2024 16:40

Një person mbeti i plagosur këtë mesditë në zonën e Tales, në një nga lokalet e zonës.

Dyshohet se konflikti mes dy personave ka qenë për motive xhelozie, ku sipas gazetares Brixhilda Deda, autori Ermir Luca u ul në lokal, së bashku me partneren e tij, të cilën dyshohet se i riu 27-vjeçar Alfred Marku  e ngacmoi. Mes dy djemve nisi një konflikt verbal, por më pas, autori nxori armën e zjarrit, plagosi të riun dhe së bashku me shoqëruesen u larguan nga lokali.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30, ku autori i  dyshuar i ngjarjes, shtetasi E.L, 30 vjeç,  pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA