Aksident i rëndë në Marinzë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy të plagosur

21/07/2024 21:31

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Kthesa e Marinzës.

Një automjet tip Mercedes ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit dhe një pasagjer. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Nga ana tjetër në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA