Shembet papritur ndërtesa shekullore në qendrën financiare të Indisë (fotot)

20/07/2024 18:50

Një ndërtesë disa-shekullore e stilit ornamental Rubbunnisa Manzil është shembur sot pjesërisht në qendrën financiare të Indisë, Mumbai, duke vrarë një njeri e duke plagosur katër të tjerë, njoftonin autoritetet e qytetit.

Megjithëse ndërtesa e vjetër i kishte rezistuar shekujve të tërë përdorimi, ajo duket se u rrëzua nga periudha e shirave të shumtë në rajon që kanë shkaktuar disa shembje të strukturave më të dobëta.

Reshje të renda tropikale nisën mëngjesin e sotëm në Mumbai që kanë shkaktuar dëme dhe trazira në trafikun e qytetit.

Shembja në Rubbunnisa Manzil la tragjikisht të vdekur një grua dhe katër njerëz të plagosur, teksa një pjesë e fasadës katër-katëshe u shemb në bulevard.

“Gruaja që vdiq nuk ishte rezidente e ndërtesës,” tha një zëdhënës i bashkisë për rrjetin AFP, i cili nuk mund të konfirmonte nëse kishte banorë të humbur apo të bllokuar në rrënoja.

Në imazhe të postuara në rrjet shiheshin grupe shpëtimi që punonin në shi për të pastruar mbetjet.

Sezoni shirave tropikalë në Indi nis nga qershori deri në shtator dhe shpesh shkakton dëme nga përmbytjet dhe rrëshkitjet e tokës./AFP/

FOTO GALERI
1/4
Megjithëse ndërtesa e vjetër i kishte rezistuar shekujve të tërë përdorimi, ajo duket se u rrëzua nga periudha e shirave të shumtë në rajon

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA