Plumb për borxhin e djalit/ Gjykata e Durrësit lë në burg autorin që qëlloi 70-vjeçarin
20/07/2024 13:13
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg për Adil Hizdrin, 31-vjeçarin që plagosi mbrëmjen e së enjtes babanë e personit që i kishte borxh.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Shkëlzen Liccaj.
70-vjeccari F. Hunda u plagos me dy plumba gjatë të shtënave me pistoletë në drejtim të tij, pas një konflikti verbal për kthimin e borxhit në një lokal në qytetin e Durrësit.
Top Channel