Pasi u betua si eurodeputet, Fredi Beleri është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit, ku do të vuajë dhe dënimin.
Ai është i shoqëruar nga Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për zgjedhjet në Himarë.
Përtej politikës, si është ndjesia që do të futesh sërish?
“Siç ju kisha thënë, u ktheva sot në burg, nuk përdora imunitetin si eurodeputet, u ktheva se këtu është Shqipëria, shtëpia ime, këtu dua të jetoj dhe jam i bindur për drejtësinë time. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë Himarë Petro Gjikuria. Himara në duart e Petro Gjikurisë do të jetë e sigurt. Gjithmonë kam qenë i qetë, kam dalë i pafajshëm”, tha Beleri.
“Unë jam Petro Gjikuria dhe ju përgjigja thirrjes së kryeministrit për t’u kthyer emigrantët dhe erdha nga Amerika. Himara ka një eurodeputet Fredin Belerin dhe unë kam filluar fushatën dhe pak ditën na kanë ngelur, do të jem në të gjitha fshatrat. Unë jam i sigurt për fitoren time sepse jam një bir himariot, ditët në vijim do të themi më shumë“, tha Gjikuria nga ana tjetër.
Top Channel