Nga fotot e Princeshës Kate, tek Biden dhe video pornografike/ Çfarë gjeti FBI në telefonin e atentatorit të Trump, lidhja me vrasësin e Oksfordit

20/07/2024 11:42

Hetuesit e FBI-së arritën të hapin dhe kontrollojnë telefonin e atentatorit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Thomas Matthew Crooks.

Sipas Daily Mail, ai kërkoi video pornografike pak para se të qëllonte ish-presidentin gjatë tubimit në Pensilvani.

Kërkime të tjera të autorit, i cili u vra në vendngjarje përfshinin Princeshën Kate Middleton, si dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, si edhe Trump, presidenti Joe Biden, dhe vrasësin Ethan Crumbley, i cili vrau 4 studentë dhe plagosi 7 të tjerë në shkollën e mesme të Oksfordit.

Burimi i lartë i zbatimit të ligjit i tha Daily Beast se kërkimi për video pornografike nuk ishte “i pazakontë” mes vrasësve.

Sulmuesi masiv i shkollës fillore Sandy Hook, Adam Lanza kishte imazhe të abuzimit me fëmijët në telefonin e tij dhe terroristët e Al Kaedës gjithashtu shikonin pornografi ekstreme.

Agjentët fillimisht nuk mundën të hynin në telefonin e Crooks dhe e dërguan atë në Divizionin e Teknologjisë Operacionale në selinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia.

Aktiviteti tjetër i vetëm kohët e fundit në telefonin e tij ishin mesazhet e prindërve që pyesnin se ku ishte pasi ai nuk kthehej në shtëpi.

Crooks u qëllua për vdekje nga Shërbimi Sekret pasi të shtënat e kapën veshin e Trump.

Të shtënat ndaj tij vranë pjesëmarrësin në tubim Corey Comperatore dhe plagosën një tjetër.

Hetuesit gjithashtu kanë kontrolluar laptopin dhe disqe të gjetura gjatë kontrollit në shtëpinë e prindërve të tij, ku ai jetonte.

Crooks kishte imazhe të Princeshës së Uellsit në telefonin e tij, thanë burimet për DailyMail.com, ndërsa ai gjithashtu kërkoi drejtorin e FBI-së Christopher Ëray dhe Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA Merrick Garland.

Nuk është ende e qartë pse Crooks po kërkonte Kate, e vetmja jo-amerikane në grupin e personave të gjetur në historinë e tij të kërkimit në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA