19-vjeçari francez u dënua me gjykim të përshpejtuar për shpërndarje të instruksioneve të krijimit të bombës në rrjetet sociale, së bashku me postime urrejtjeje e kërcënime ndaj autoriteteve, mes të cilave kërkonte të sulmonte edhe ceremoninë e pishtarit olimpik.
Prokuroria e Parisit tha se 19 vjeçari simpatizant neo-nazist, nga rajoni i Alsace në lindje të Francës, drejtonte një grup virtual në rrjet të quajtur “Divizioni Arjan Francez” që kishte hapur në rrjetin Telegram, ku anëtarët shprehnin fantazitë e tyre për dhunë ndaj autoriteteve dhe agjencive qeveritare, që i konsideronin shtypëse armike të popullit.
Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin tha se policia anti-terror kishte arrestuar të riun pasi kihste shprehur “vullnetin për të ndërhyrë në ceremoninë e kalimi të pishtarit Olimpik”, që është zhvendosja e simbolit të Lojrave Olimpike nëpër Francë dhe territoret franceze jashtë vendit.
Darmanin tha se i riu ishte sinjalizuar më parë për “ide ultra-të djathta, që quhen ndryshe neo-Naziste.”
Kryeqyteti francez ka shtuar operacionet e sigurisë për Lojrat Olimpike, duke dislokuar rreth 45,000 policë e xhandarë, si dhe 10,000 ushtarë që patrullojnë, shkruajnë mediat vendase.
Top Channel