Një grua që ka kryer 43 vjet burg për një vrasje të nuk ka kryer, është liruar dje në SHBA pas përbysjes së vendimit të fajësisë.
Sandra Hemme ishte 20 vjeçe dhe kurohej per shëndetin mendor, kur u shpall fajtore për vrasjen e punonjëses së librarisë Patricia Jeschke në Missouri, në nëntor 1980. Ajo u dënua me burgim të përjetshëm.
Nuk kishte prova për fajësinë e saj përveç një pranimi të fajit nën efektin e qetësuesve në spitalin psikiatrik, u tha në ri-analizimin e çështjes së saj.
Tashmë 64 vjeçarja besohet se është njeriu që ka vuajtur më gjatë një dënim të gabuar në historinë e SHBA, sipas përfaqësuesve të saj.
Mbrojtësit e saj ligjorë të bamirësisë ‘Innocence Project’ thanë se janë të lumtur që Hemme më në fund bashkohet me familjen e saj, dhe shtonin se do të “vijojnë të luftojnë për pastrimin e emrit të saj.
Gjykatësi Ryan Horsman ka dhënë vendimin e hedhjes poshte të akuzave që prej 14 qershorit, ku tha se avokatët e Hemme kishin prova të pafajësisë së saj.
Analiza zbuloi se policia injoroi provat se një prej oficerëve të tyre ishte autori i vertete – Michael Holman – i cili u burgos më vonë për një tjetër krim dhe vdiq në 2015.
Ndërsa Hemme ishte marrë në pyetje nga disa herë nga policia nën efektin e rëndë të mjekimeve anti-psikotike që jepen në spitalin e shëndetit mendor. Gruaja merrte trajtime për shëndetin mendor që prej moshës 12 vjeçare.
Megjithëse përgjigjet e saj ishin vetëm ‘një-rrokëshe’ dhe nuk ishte krejtësisht e ndërgjegjshme për atë që po ndodhte prej efektit të qetësuesve, gjykata i dhë dënimin më të rëndë duke e sh[palur fajtore.
Sandra Hemme doli dje më në fund nga burgu dhe rrjeti vendas Kansas City Star shkruante se do të jetojë me të motrën. Disa imazhe emocionale të takimit të saj me të motrën publikoheshin në media.
Më 13 nëntor 1980, nëna e Jeschke e kishte gjetur viktimen të zhveshur e të përgjakur në dysheme, me një tel telefoni rreth qafës.
Policia implikoi Hemme që kishte dalë atë ditë nga spitali teksa kishte bërë ‘auto-stop’ në disa vende, deri sa kishte arritur në shtëpinë e prindërve te saj 160 kilometra më larg.
Gjatë marrjes në pyetje Hemme i ishin injektuar mjekime anti-psikotike që i shkaktonin spazma muskulare, thuhej në peticionin kundër dënimit.
Zyrtarët thonin se Hemme ishte “mendërisht konfuze” dhe e paaftë për të kuptuar pyetjet, por ata regjistruan përgjigjet si ‘pranim i krimit’ dhe gruaja e pafajshme kaloi 43 vite në burg për një krim që nuk kishte kryer.
Top Channel