Fredi Beleri rikthehet në burg pas betimit në Parlamentin Europian: Gjikuria, kandidat më i përshtatshëm se unë

20/07/2024 13:25

Fredi Beleri është kthyer në Shqipëri nga Aeroporti i Rinasit pasi u betua në Parlamentin Evropian si eurodeputet.

I pyetur nëse do të shkojë ditën e sotme në Himarë, Beleri është përgjigjur që nuk do të shkonte.

“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli”, u shpreh Beleri nga Rinasi.

Duke folur për kandidatin e ri, Petro Gjikuria për zgjedhjet që do të zhvillohen në Himarë për postin e kryebashkiakut, Beleri tha se ai është një figurë më e përshtatshme se vetë ai.

“Sigurisht që mund t’i fitojë! Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj se edhe më të përshtatshëm se unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojë atë që filluan më 14 maj të 2023-it. Jam i bindur për fitoren!” u shpreh Beleri.

Në orën 16:00 Belerit i mbaron leja 5 ditore e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA