Flakët po i drejtoheshin Gjirokastrës, shuhet pas 7 orësh zjarri në Sopot
20/07/2024 20:13
Pas rreth 7 orësh përpjekjesh zjarrfikësit dhe forcat vullnetare ja kanë dalë të shuajnë zjarrin në malin e Sopotit që po i drejtohej Gjirokastrës.
Për shkak të distancës nga rrugët ndërhyrja kryesore është realizuar me mjete rrethanore. Në zonën e antenave që gjenden mbi malin e Sopotit ka ndërhyrë një automjet zjarrfikës.
Territori po mbahet në mbikëqyrje për rrezikun e riaktivizimeve të mundshme ndërsa po hetohet për shkakun e zjarrit që nisi në zonën e bashkisë së Delvinës e që dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.
Top Channel