Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zbritur sot në kryeqytetin Lefkosa për të marrë pjesë në ceremoninë e 50-vjetorit të Operacionit të paqes së Qipros, njoftonin mediat turke.
Erdogan u prit nga presidenti turko-qipriot Ersin Tatar në aeroportin Ercan dhe pas ceremonisë vendosi një kurorë në Monumentin e Ataturk në qytet dhe nënshkroi në librin e përshtypjeve, shkruan rrjeti shtetëror Anadolu.
“Kombi turk i ka treguar botës patundshmërinë në mbrojtje të pavarësisë dhe të ardhmes. Populli turko-qipriot vazhdon përpjekjen e tij për pavarësi dhe kjo do të kurorëzohet me sukses me ndihmën e atdheut Turqi”, shkroi Erdogan në librin e përshtypjeve.
Ai komentoi gjithashtu mbi ushtarët turkë që “ishin larguar nga këto toka si atdheu i tyre,” dhe i shprehu mirënjohje veteranëve të ushtrisë që kishin luftuar.
Erdogan shoqërohej në udhëtimin e tij nga kreu i parlamentit turk Numan Kurtulmus.
Ishulli i Qiprios është prej dekadash një objekt debati mes grekëve qipriotë dhe turkëve qipriotë në veri, mes të cilëve ende mungon një marrëveshje e plotë zgjidhjeje për ishullin, shkruan Anadolu.
Turqia thotë se pushtoi veriun e ishullin në 1974, pas një grushti shteti të Greqisë që kërkonte aneksimin e ishullit dhe persekutimin e turko-qipriotëve aty.
Administrata greke e ishullit është pjesë e BE prej vitit 2004 ndersa veriu turk njihet si republikë vetëm nga Turqia.
.
Top Channel