Elbasani mbetet pa prokurorë. Së fundmi largimi nga Vetting-u i 4 prokurorëve ka bërë që Prokuroria e Elbasanit të mbetet me 6 prokurorë gjithsej nga 20 që ka në organikën e saj. 

Një gjë e tillë ka shkaktuar edhe më shumë vonesa të proceseve gjyqësore dhe zvarritje që rëndojnë mbi qytetarët.

Sipas avokatëve, stina e verës me ardhjen e emigrantëve sjell mbingarkesë të mëtejshme të gjykatës e cila po ashtu ka mangësi në gjyqtarë.

Dhoma e Avokatisë ka deklaruar se mungesat bëhen shkak për vonesat e gjyqeve.

Në kushtet e një drejtësie të vonuar, drejtësi e mohuar, Dhoma e Avokatisë kërkon ndërhyrje të menjëhershme të plotësimin e vendeve vakante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA