Sezoni veror dhe sidomos muaji korrik ka shënuar numrin më të lartë të aksidenteve rrugore ku janë shënuar deri në 18 aksidente rrugore në ditë.
Ndërkohë që mesatarja e aksidenteve krahasuar me të njëjtën periudhë ku janë regjistruar mesatarisht 9-10 është rritur këtë vit në 12 aksidente rrugore në ditë.
Shefi i Urgjencës Kombëtare doktor Skënder Brataj thotë se në këtë periudhë përveç shtimit lëvizjeve dhe numrit të makinave në rrugë dëmi në njerëz është dhe më i madh pasi makinat mbushen me qytetarë që shkojnë në plazhe.
Për të mbrojtur fëmijët, por dhe veten Brataj këshillon qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit .
“Kujdes me alkoolin, vendosni rripat, vendosni sediljet e fëmijëve”, thotë Brataj.
Përveç humbjeve të jetëve në aksidentet rrugore janë shkak kryesor i personave te invalidizuar të cilët kane kosto jo vetëm për familjen, por për te gjithë shoqërinë.
Top Channel