E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri
Zjarri në fshatin Madhesh të bashkisë Mat, që vazhdon prej tri ditësh, është vënë në kontroll.
Ndërkohë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha të rralla e barishte.
Këtë mëngjes, u raportua një vatër në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Rras dhe një tjetër në fshatin Kuzhnen të bashkisë Pukë.
Po punohet gjithashtu për shuarjen e zjarrit në fshatin Sakat më bashkinë e Fushë-Arrëzit, në një sipërfaqe pyjore me pishë të zezë dhe lis, ku vatra u riaktivizua.
Forcat zjarrfikëse janë në aksion për shuarjen e zjarrit edhe në vendin e quajtur “Shkëmbi i Hoxhës” në bashkinë e Kolonjës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.
Ndërkaq puna vijon për shuarjen e një tjetër vatre në lagjen “Granicë” të bashkisë Gjirokastër dhe në fshatin Progonat në bashkinë e Tepelenës, ku ka rënë zjarr në afërsi të varrezave publike.
Top Channel