Nën hetim për falsifikimin e diplomës, del nga SPAK Belind Këlliçi: Shkoni pyesni në ‘Harry Fultz’, kam shokë klase
26/12 16:07
Lulzim Basha ka reaguar pas zbardhjes së vendimit për vulën nga Gjykata e Apelit.
Në një postim në Facebook, ai shprehet se vendimi i hap rrugë rekursit të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë.
“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë“, ka shkruar Basha.
Apeli i dha të drejtën e vulës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rrëzoi ankimin e bërë nga Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
Gjykata argumenton se autorizimi Bashës për Enkelejd Alibeajt nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij publike.
Top Channel