Problemet globale në sistemet e IT-së, reagon Ministria: Fluturimet e mëngjesit në kohë dhe pa probleme, Aeroporti i Tiranës ka një sistem të dyfishtë

19/07/2024 12:07

Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se Aeroporti i Tiranës nuk është prekur nga problemet e sistemit të IT, të cilat kanë përfshirë një numë të madh shtetesh në botë.

Sistemi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk preket nga rënia e sistemeve kompjuterike globale, theksohet në njoftim, por vonesa pritet të shkaktohen nga “black out” në aeroportet e tjera.

“Situata e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerje të funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global, që ka prekur shërbimin e sistemit të check-in dhe rezervimit, në disa aeroporte ndërkombëtare, nuk ka afektuar për momentin Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Fluturimet e orareve të mëngjesit janë nisur në kohë dhe pa probleme. Kjo pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një sistem të dyfishtë, i cili mundëson funksionimin pa probleme të tij.

Gjithsesi vonesa pritet të shkaktohen në orët në vazhdim nga fluturimet që do të vijnë nga aeroportet e tjera në varësi të sistemeve të ndryshme të operimit.

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të krijuar, ju lutemi të informohen në vijimësi përmes zyrës së informacionit të TIA për oraret e fluturimeve dhe ndryshimin e mundshëm të tyre”, thekson Ministria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA