Nis në GJKKO gjyqi ndaj Berishës/ Gjokutaj mungon për arsye shëndetësore, ish-kryeministri përfaqësohet nga avokatja e Belerit
19/07/2024 10:31
Nis seanca në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gazetarja e Top CHannel, Anila Hoxha bën me dije se mungon avokati i tij Genc Gjokutaj për shkaqe shëndetësore dhe për këtë arsye Berisha do të përfaqësohet nga Klodiana Gjyzari e cila më herët përfaqësoi në Apel Fredi Belerin.
Avokatët nuk i kanë marrë ende fashikujt dhe pritet të shikohet nëse do të mbahet apo to të shtyhet gjyqi për informacion dy mujor.
Gjykata u kishte sugjeruar avokatëve që të paguanin për t’i tërhequr fashikujt por avokatët komentuan për mediat se kjo është një shkelje mbasi aktet duhet të tërhiqen pa pagesë sipas Gjokutajt.
Top Channel