“Kushëriri i Altin Dumanit i vuri minën dy vajzave”, Berisha sërish akuza ndërkombëtarëve pas raportit të DASH: Betejë me ambasadorët e zyrtarët e blerë

19/07/2024 21:53

Edhe këtë të premte, Sali Berisha ka vijuar me fjalimet e mbajtura nga dritarja e banesës së tij, teksa ndodhet në arrest shtëpie.

Kreu i PD, hodhi akuza ndaj qeverisë, një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit ku e sillte në vëmendje për dhunë politike, duke u shprehur se “kjo është beteja më e fuqishme kundër mafies ndërkombëtare, Sorosit, McGonigalëve dhe ambasadorëve e zyrtarëve të blerë”.

“Beteja kundër Edi Ramës është beteja më e shenjtë që një shqiptar mund të zhvillojë për mbrojtjen e dinjitetit dhe qenies shqiptare. Beteja kundër Edi Ramës është beteja kundër një armiku të egër që zbrazi Shqipërinë me një shpejtësi të rrufeshme sa asnjë pushtim tjetër në tërë ekzistencën e saj. Betejë kundër Xhorxh Sorosit, kundër armiqve të lirisë të shqiptarëve, kundër hajdutëve të shqiptarëve, kundër McGonigalëve, kundër ambasadorëve, kundër zyrtarëve të tjerë që lëshojnë deklarata të paguara në mbështetje të bosit të mafies shqiptare, Edi Ramës”, tha ai.

Berisha vijoi më tej me akuza ndaj prokurorëve të SPAK, kur tha se “Dumani, Kraja dhe Mellonai janë segmente të krimit të Edi Ramës”.

Sipas Berishës, Rama “pagoi dhe korruptoi McGonigal e të tjerë për shpalljen time non-grata”.

“Rama u përpoq me mesazherë krimi, Dumanin, Krajën dhe Mellonain, të më çonin mesazhe se kjo çështje po hetohet. Qeshja me ta. Nuk jeni asgjë tjetër veçse segmente të krimit të Edi Ramës”, shtoi më tej kryedemokrati.

Sali Berisha akuzoi sërish kryeministrin Rama duke thënë se ai “kishte urdhëruar mercenarët të zgjasin hetimet” ndaj tij.

“Sot ishte një seancë me Irenën me pesë mbiemra, delinkuenten Gjoka që ka pafytyrësinë dhe paturpësinë të qëndrojnë në detyrë kur vendin e ka në burg se ka shkelur ligjin. Sot, miqtë e mi, çfarë rezultonte? Edi Rama kishte urdhëruar mercenarët e vërtetë që të kërkojë zgjatjen e hetimit”, tha ai.

“Sot po lexoja historinë tragjike të dy vajzave, të cilave Nuredin Dumani, kushëriri i Altin Dumanit, nga burgu ku është, pas kërcënimeve, u kishte vënë minën te shtëpia. Rrëfimi i njërës prej tyre guximtare, është i gjithë thelbi i këtij shteti. Iu ankova Dumanit të Skapit për Dumanin e qelisë, më tha ai bënte shaka, nuk e ka me të vra ty. U ankova tek policia e Ballës, kot i ke këto. Dje, deputeti ynë pyeti kriminelin me pesë mbiemra, Taulant Ballën, e mbylli gojën, e qepi gojën ky porositësi i vrasjeve. Sepse Dumani ishte vrasësi i porosive të Suel Çelës. Dhe të Taulant Ballës atëherë”, u shpreh Berisha para grupit të mëbshtetësve të tij që qëndronin nën dritare.

“A e dini ju o miq, për të mos hyrë në këto, do ua tregoj këtë se njeriu që ka denoncuar më shumë se kushdo tjetër me Suel Çelën, me Safet Bajrën, me Rrajat, me stër-Rrajat, jam unë. Kurse Alistair King-Smith ambasadori i madhërisë së tij, ka marrë shpifjen e Lulzim Bashës dhe e ka përcjellë si të vërtetë në qeverinë e tij. Se Berisha ka lidhje me Suel Çelën. Turp të kesh o ambasador, se nuk përfaqëson… ti turpëron vendin tënd”, u shpreh Berisha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA