94 vjeçari Clint Eastwood i bën homazh partneres Christina Sandera që vdiq papritur në moshën 61 vjeçare

19/07/2024 21:52

Në një deklaratë që publikoi në rrjetin ‘Hollywood Reporter’, aktori legjendar amerikan Clint Eastwood, 94 vjeç, i bënte homazh partneres së tij të vjetër Christina Sandera, e cila vdiq papritur në moshën 61 vjeçare.

Eastwood e Sandera ishin një çift që prej vitit 2014, ndërsa nuk bëhet i ditur shkaku i vdekjes së gruas së aktorit.

“Christina ishte një grua e dashur, e kujdesur për të cilën do të më marrë malli shumë”, shkruante aktori në deklaratën për Hollywood Reporter. Eastwood e Sandera kshin preferuar gjithmonë ta mbanin private marrëdhënien e tyre.

Ata ishin njohur kur Sandera nisi të punonte si menaxhere në kompleksin Mission Ranch Hotel and Restaurant, në pronësi të Eastwood’s.

Disa muaj pasi ishin deklaruar si një çift, Eastwood e Sandera dolën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në ceremoninë e çmimeve Oskar në 2015.

Sandera e ka shoqëruar disa herë aktorin e ceremonitë e çmimeve të kinemasë.

E ndjera ka qenë e martuar më parë për një vit me Paul Wainscoat në 2003 ndërsa Eastwood është martuar disa herë dhe ka tetë fëmijë nga ish-gratë e tij. //www.fresnobee.com/news/nation-world/national/article290244909.html#storylink=cpy

FOTO GALERI
1/7
Ata ishin njohur kur Sandera nisi të punonte si menaxhere në kompleksin Mission Ranch Hotel and Restaurant, në pronësi të Eastwood.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA