Transferimi pa pëlqim i disa prokurorëve/ Debate në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

18/07/2024 13:24

Debate në mbledhjen e Këshillit të lartë të Prokurorisë për transferimin pa pëlqim të disa prokurorëve nga prokuroritë e tjera në prokuroritë Tiranë dhe Elbasan.

Komisioni i Karrierës kishte sjellë relacion për transferim pa pëlqim të disa prokurorëve, por kjo gjë nuk u pranua nga këshilli.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se një nga anëtarët, Vat Staka kundërshtoi duke kërkuar zbatimin e procedurës.

‘Duhen shtatë ditë nga dita kur është miratuar ky relacion që ne të njihemi dhe kjo nuk është zbatuar. Këta nuk mund të kalojnë sot”- deklaroi anëtari .

Të njëjtën gjë tha edhe anëtari Zeqir Hoda, Arta Mandro, Ledina Riza dhe Moisi Duda.

Në këto kushte KLP vendosi ta heqë nga rendi i ditës për caktimin e përkohshëm të vetë prokurorë më Tiranë dhe Elbasan. Ata aktualisht janë prokurorë në Shkodër, Korçë dhe Vlorë .

Përfshirja në rend dite e kësaj pike qe nuk u pranua gjatë mbledhjes nga anëtarët ishte bërë për shkak të vakancave qe kanë dy prokurorisë e mëdha dhe stokut të çështjeve, raporton Anila Hoxha.

Ndërkohë që do të duhej qe veç relacioneve të hapej gara dhe të konkurronin për këto dy prokurorë, çdo prokuror në rang vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA