Tërhoqi 1.5 milionë lekë nga llogaria bankare e vëllait pasi i vodhi kartën, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

18/07/2024 13:49

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, menjëherë pas administrimit të një kallëzimi të depozituar më datë 01.07.2024, për një rast të mashtrimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cash”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit K. M., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Prokuroria e Elbasanit, më datë 17.07.2024, ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, pasi dyshohet se gjatë muajit qershor 2024, ka tërhequr shumën 1 500 000 lekë, nga llogaria bankare e vëllait të tij, me kartën të cilën ia kishte marrë nënës së tyre, me anë të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA