Një 31-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një të moshuar në Durrës.

Sipas policisë, ngjarja, e cila ndodhi rreth orës 19:30, dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17.

Autori Adil Hizdri, ka rënë në prangat e policisë, edhe pse tentoi të largohej, ndërsa 70-vjeçari Fadil Hunda ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas gazetares Vali Qyrfyçi e kanë kapur dy plumba.

Policia ka shoqëruar dhe një person tjetër, 56-vjeçarin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë në ambientet e lokalit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA