Iu dogj lokali! Zjarrin ia vuri bashkëshorti, ishte në proces divorci me pronaren e biznesit
18/07/2024 15:28
Zjarri që përfshiu një ditë më parë një lokal në Vlorë ishte i qëllimshëm.
Autori rezulton të jetë bashkëshorti i administratores së biznesit, 50-vjeçari me iniciale J.X. Çifti ndodhet në proces divorci, pasi kanë nisur procedurat për zgjidhjen e martesës.
Zjarri në fshatin Nartë fillimisht u raportua aksidental, por kamerat e sigurisë, që u sekuestruan nga policia, kishin kapur momentin kur 50-vjeçari i vuri flakën lokalit. Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe të fqinjit, ku ai mbante 1 automjet, 3 motorë, arka plastike dhe produkte ushqimore.
Top Channel