Humbi kontrollin e Jet Ski në Dhërmi, plagoset 33-vjeçari, dërgohet në spital

18/07/2024 16:26

Një 33-vjeçar është plagosur sot duke lundruar në detin e Dhërmiut me një Jet Ski. 

Bëhet fjalë për S. T., i cili sipas policisë, ishte duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një Jet Ski që e kishte marrë me qira, së bashku me vëllain e tij.

Dyshohet se 33-vjeçari k ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës, ndërrsa jeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA