Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, për shitje të lëndëve narkotike.
A.R., 35 vjeç, banues në Tiranë, u kap në flagrancë në rrugën “Arben Broci”, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia i gjeti kokainë.
Atij iu gjetën 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, 35-furnizonte disa shtetas të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.
Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia thotë se po punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel