DASH nuk i “ndahet” Sali Berishës, përmendet në raportin për klimën e investimeve: Politikani i shpallur non-grata, tentoi të hynte me forcë në…

18/07/2024 21:00

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e fundit për klimën e investimeve në vendin tonë, ku mes të tjerash përmend sërish Sali Berishën, i shpallur non-grata nga SHBA.

DASH nuk i ndahet as këtë herë Berishës, kur thotë se dhuna politike në vend është e rrallë, por si të vetmin episod, sjell në kujtesë atë të janarit të 2022, kur sipas DASH Berisha ka tentuar që të futët me forcë në selinë e PD.

Dhuna politike është e rrallë. Në janar të vitit 2022, një politikan shqiptar, i shpallur nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për korrupsion të konsiderueshëm publik, tentoi të futej në selinë e partisë, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Në vitin 2019, protestat politike përfshinin raste të mosbindjes civile, dhunës së nivelit të ulët, dëmtimit të pronës dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet lokale të majit 2023 ishin të qeta. Shqipëria në përgjithësi ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie miqësore me vendet fqinje”, thuhet në raport.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA