Censi/ Kisha Ortodokse për rezultatet e 2023-shit: Përqindja nuk pasqyron realitetin, ja arsyet 

18/07/2024 17:22

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në një deklaratë ka reaguar në lidhje me rezultatet e Censit për vitin 2023, ku sipas tyre nuk pasqyrohet në të vërtetë realiteti.

Sipas tyre, regjistruesit nuk i kanë pyetur të intervistuar për përkatësinë fetare e disa të tjerë nuk janë vizituar fare, ndërsa listojnë edhe arsye të tjera.

Rreagimi i plotë i Kishës Ortodokse

Rezultati i Censit 2023, në lidhje me përqindjen e numrit të të krishterëve orthodhoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin. Kjo ka ndodhur për disa arsye, ndër të cilat do të përmendim disa:

Regjistruesit, në shumë raste, nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare.

Kemi evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjë regjistrues.

Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve tregohet qartë se numri i të krishterëve orthodhoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens.

Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%.

Ndonëse pyetja për besimin fetar ishte fakultative, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar prej 332 155, të ateistëve 85 311, të atyre që preferuan të mos i përgjigjen 244 331 dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm 134

451 – në total 796 248 – afërsisht 1/3 e popullsisë, dëshmon për pasaktësinë e këtij Censi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA