Aksident i frikshëm në superstradën Lezhë-Laç, përplasen dy makina, njëra përfundon në parkingun e lokalit, dëmton edhe 8 të tjera

18/07/2024 22:52

Aksident i frikshëm në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se janë përplasur dy automjete, njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve.

Sipas të dhënave nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA