Zona e lirë ekonomike/ Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e infrastrukturës së TED

16/07/2024 15:23

TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri, po merr formën e saj përfundimtare.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rrugën e re që të dërgon atje dhe vuri në dukje se, pas vendosjes së linjës energjetike, do të jetë koha për të nisur një fushatë marketingu për të thithur sa më shumë biznese.

“Dua të falënderoj kolegët që kanë bërë vërtet një punë mbresëlënëse. Sapo të kemi sistemuar akset kryesore, duke sjellë edhe energjinë dhe kanalizimet, do të jemi gati të fillojmë një mega-fushatë marketingu për zonën ekonomike. Kjo është zona më e madhe industriale-ekonomike në Shqipëri, e menaxhuar nga një ent publik, si Bashkia e Tiranës, që e çon nivelin e qeverisjes vendore në një dimension tjetër.

Më përpara bashkia shihej vetëm për punët e komunales, por tani jemi futur si një faktor ekonomik sepse besoj se qyteti i mirë nuk është vetëm ai që rregullon, mbjell pemë, ndërton çerdhe, kopshte e shkolla, por është edhe qyteti që mendon ku do të punojnë njerëzit”, tha Veliaj.

Ai u ndal te punët që do të ofrojë Zona e Lirë Ekonomike dhe ftoi bizneset të bëhen pjesë e kësaj sipërmarrje.

“Këtu bëhet fjalë për punët digjitale, data center, ose për punë automotive. Ne ndoshta nuk do prodhojmë makina të shtrenjtë, por pjesë të caktuara për to mund të prodhohen këtu, me punë që paguajnë rroga shumë më të mira se punët e tekstilit ose të këpucëve.

Po targetojmë këto lloj biznesesh, ndaj nëse jeni pjesë e kësaj kategorie, ose nëse njihni biznese nga Japonia deri në Amerikë, që duan të transferohen këtu, do të përfitojnë disa incentiva. Incentiva e parë është pa TVSH. Kjo do të thotë se doganën do ta kemi këtu, zyrën e tatimeve dhe taksave po ashtu. Tjetra është që, 120% e investimit është e deduktuar, për efekt të investimit dhe për të incentivuar këtë zonë”, tha Veliaj.
Sipas kryebashkiakut, gjatë verës do të nisë faza e dytë e punimeve, ku do të ndahen parcelat për secilin prej bizneseve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA