Zhvillohet konkursi ndërkombëtar për Rozafën, Rama: Një gjurmë që do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës

16/07/2024 09:59

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në konkursin ndërkombëtar, ku 5 studio europiane paraqesin projekt-idetë për një prej projekteve në Shkodër.

Një gjurmë që do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës për brezat që do të vijnë, pjesë e një vizioni të gjerë që për Shkodrën dhe gjithë këtë territor që shkon deri lart në Thethin e mrekullueshme po shtrihet deri në Mal të Zi po shtohet dita ditës, duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhje shumë të shpejtë dhe të sigurt të Shkodrës, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të koridorit blu.

Për pak ditë do të lidhen edhe kontratat e reja nga Thumana në Kashar, nga Rrogozhina në Fier, koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë 40 minuta, koha e lidhjes me Shkodrës me jugun do të jetë sa është sot koha e lidhjes me Tiranën.

“Për pak ditë do të lidhen edhe kontratat e reja nga Thumana në Kashar, nga Rrogozhina në Fier, koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë 40 minuta, koha e lidhjes me Shkodrës me jugun do të jetë sa është sot koha e lidhjes me Tiranën”, tha Rama.

“Marrin pjesë pesë studio të mirënjohura ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nga ana tjetër, do të sjellë pesë mundësi, një ndër të cilat do të zgjidhet nga juria për të ndërtuar një objekt qe nuk është thjesht një objekt privat por një që ne synojmë të krijojë një ikonë të këtij shekulli për Shkodrës, e cila është e pasur me monumente, me gjurmë të historisë, ku çdo brez ka lënë gjurmët e vet dhe ku kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë, e cila do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës për brezat që vijnë.

Nga ana tjetër, është pjesë e një vizioni shumë më të gjerë që kombinon së  bashku investimet publike, që për Shkodrën dhe gjithë këtë territor deri në Theth, po shtohen dita ditës dhe patjetër që duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje shumë të shpejtë, të sigurt të Shkodrës qoftë me veriun apo me Tiranën dhe Jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të Korridorit Blu, që ka një segment të përfunduar dhe të prekshëm për të gjithë në aksin Thumanë-Kashar, por që do të vazhdojë me segmente të tjera që do të lidhin Balldrenin me Milotin, me Muriqanin dhe Balldrenin me Thumanë.

Këto i kemi të qartë edhe hapat, dhe ndërkohë, një pjesë të rëndësishme të punës për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do të lidhen dhe kontratat e reja për segmentet më poshtë nga Thumana-Kashar, nga Kashari në Rrogozhinë, nga Rrogozhina në Fier dhe kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë rreth 45 minuta. Ndërkohë që e lidhjes së Shkodrës me Jugun saç është sot koha e lidhjes me Tiranën”, shtoi kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA