Pamje nga plazhi në ishullin e Sazanit, Rama: E kanë “sulmuar” turistë të huaj dhe vendas! Një sezon…

16/07/2024 08:23

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga një plazh në ishullin e Sazanit, ku shihet i mbushur plot me turistë vendas dhe të huaj.

Një plazh ky, ku mesa duket është mjaft i preferuar nga pushuesit. Sipas Ramës ky është një sezon me shumë prurje dhe turistë të shpërndarë në të gjithë hartën e vendit.

“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA