Ishte “tapë” në timon dhe përplaset me dy automjete, arrestohet 26-vjeçarja në Tiranë
16/07/2024 08:54
Një 26-vjeçare ka rënë në pranga ditën e djeshme në Tiranë.
Duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në rrugën “Anton Lufi”, ajo është përplasur me dy automjete të tjera.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasen A. B., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase, ditën e djeshme, në rrugën “Anton Lufi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Toyota”, dhe më pas, nga inercia, automjeti i shtetases A. B., është përplasur nga pas me një automjet tip “Benz”.”-njofton policia.
Top Channel