Gjermania po zhvillon plane për t’u siguruar që në rast lufte me Rusinë, qindra mijëra trupa të mund të lëvizin shpejt përgjatë një autostrade arteriale që kalon tranzit në pjesën më të madhe të vendit, shkruan Der Spiegel.
E përditshmja gjermane citon një “dokument sekret”, sipas të cilit Berlini pret që rreth 800 mijë trupa gjermane dhe aleatë të NATO-s të përdorin portet, autostradat dhe hekurudhat e vendit për t’u nisur drejt lindjes, nëse përplasja e Perëndimit me Moskën kalon në konflikt të hapur.
Forca e kundërpërgjigjes perëndimore do të duhej të vendosej së bashku me një numër të madh armësh, pajisje të tjera dhe rreth 200 mijë automjete – brenda tre deri në gjashtë muajve, ku shumë prej tyre do të mbërrinin përmes porteve të detit të pjesës veriore të Gjermanisë, përpara se të niseshin drejt fushëbetejave të mundshme në lindje.
Autostrada A2 – që është rreth 300 milje nga qyteti perëndimor i Oberhausen deri në periferi të Berlinit në lindje të vendit, afër kufirit polak, konsiderohet sipas Der Spiegel, pjesë jetike e këtij mobilizimi masiv.
Kjo rrugë përfshin disa ura, të cilat e përditshmja gjermane shkruan se do të ishin objektivat kryesore për sulmet me raketa ruse në rast lufte. Sulme të tilla mund të vonojnë ndjeshëm përpjekjet e mobilizimit të NATO-s, prandaj Berlini tashmë po planifikon rrugë alternative dhe situata të paparashikuara duke përfshirë ura të përkohshme.
Planet po bëhen për të strehuar, rifurnizuar dhe ushqyer qindra mijëra trupa aleate që kalojnë nëpër Gjermani. Autokolonat do të kenë mundësinë të ndalojnë për furnizime dhe të pushojnë cdo 300 deri në 500 metra.
Top Channel