Një shqiptar është dënuar me dy vite e tetë muaj burg në Angli, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Mirban Pashën, 34 vjeç, i cili ra në pranga më 30 mars të këtij viti pas kontrolli të rastësishëm.

34-vjeçari shqiptar, i cili banonte në zonën e Sudbury, u deklarua fajtor për posedim dhe shitje të drogës, përkatësisht kokainë, ku iu sekuestrua edhe një sasi e madhe parash.

Të premten më 12 korrik, Gjykatën e Ipswich Crown e dënoi atë  28 muaj burg për posedim dhe shitje droge, dhe katër muaj të tjera për posedim të pasurisë të përfituar nga krimi.

Kur u arrestua në muajin mars, policia angleze ushtroi kontroll në zonën ku ai banonte, dhe gjeti një sasi të madhe drogë dhe mbi 8 mijë e 700 paund.

“Nga hetimet dhe kontrollet në telefonin e tij u gjetën mesazhe që e impikonin atë me furnizimin me drogë. Ne do të vazhdojmë të marrim masa të forta kundër atyre që shpërndajnë drogë në të gjithë qarkun. Kjo duhet të shërbejë si një kujtesë për tregtarët e drogës, që arrestimi dhe dënimi i tyre, do të jetë vetëm ccështje kohe”-thuhet në deklaratën e ekipit west Kestrel lidhur me rastin e shqiptarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA