Një 71-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në lagjen nr. 16 të qytetit, nga ballkoni i banesës së tij.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa po negocion që ai të dorëzohet.
Sipas korrespodentes së Top Channel, Dhorjela Çule, ai ka qëlluar tre herë me armë dhe jeton i vetëm.
Si ka qëlluar nga ballkoni i banesës që ndodhet në katin e parë.
“Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).
Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë menjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.
Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar. Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën. Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.
Top Channel