Vjedhja e skrapit në kombinatin mekanik në Poliçan/ Ish-ministri Çuçi pyetet në prokurori si person që ka dijeni

15/07/2024 14:05

Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dha sot dëshminë në Prokurorinë e Beratit.

Thirrja e tij është bërë nga Prokuroria e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre.

Mësohet se Çuçi është evidentuar në biseda me drejtuesin e Kombinatit Mekanik të Poliçanit Erion Zylyftari i cili ishte edhe drejtues i PS-së në Poliçan.

U thirra për ish drejtorin e Poliçanit Erjon Zylyftarin nëse e njihja apo nëse kisha takuar”-deklaroi Çuçi pasi u mor në pyetje.

Përsa u përket akuzave për shpërdorim detyre,  Çuçi u shpreh se ‘nuk ka asgjë të tillë për mua”. 

Çështja bëhet fjalë për mbi 50 ton metale në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, thonë burime nga organi i akuzës. Ndërkohë, janë bërë edhe audite rreth dëmit ekonomik për të cilat është vënë në dijeni edhe ministria e Mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA