Aksionet kishin shtuar 30% të vlerës në bursë të hënën.
Media sociale e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Truth Social ishte në ngritje të fortë në tregtimet e sotme në bursë, siç nisi që pas tentativës misterioze kundër jetës së tij dy ditë më parë.
Mëngjesin e të hënës aksionet ishin rritur në vlerë me 30% në çmimin prej 40 dollare. Shifra tregon më të lartën e tyre prej më shumë se një muaji, edhe pse ato mbeten poshtë maksimales së tyre prej $62.
“Aksionet shërbejnë si një indikator për ndjesinë ndaj vetë Donald Trump,” tha Tyler Richey, i analistëve Sevens Report Research, për rrjetin vendas ABC News.
“Duket ka një ringjallje të mbështetësve – si atyre radikalë pro Trump, ashtu dhe mbështetësve më të butë e te luhatshem, ndoshta kjo vjen nga situata ‘për jetë a vdekje’ që dëshmuan në televizion”, shtoi Richey.
Aksionet kishin nisur rritjen e vlerës së tyre menjëherë pas atentatit dramatik të shtunën mbrëma, por për tregtarët kjo është vetëm një tjetër ndryshim dramatik e i paparashikueshëm i çmimeve të bursës.
Për krahasim, menjëherë pas verdiktit të fajësisë së Trump për paratë e heshtjes ndaj prostitutës në maj, aksionet e tij ranë shpejt me 15%, para se të rriteshin përsëri ne vlerën e tyre.
Analistët parshikonin për ABC News se performanca e Truth Social është një luhatje e ngjashme me atë që njihet si “meme stock”, term informal financiar i lindur prej kohës së p andemisë që tregon tërheqjen e investitorëve bazuar te ideologjia, e jo te panorama financiare.
Truth Social llogaritet se ka gjeneruar rreth $4 milionë të ardhrua vitin që vjen, ndërsa kompania ka raportuar $58 milionë humbje për të njëjtën periudhë.
Për krahasim kompania e Instagram, Meta ka raportuar $135 miliardë të ardhura vitin që shkoi, shkruan ABCNews.
Përmirësimi i performancës së Truth Social besohet se mund t’i japë kompanisë mundësi të investojë dhe të përmirësojë shërbimet e saj, thotë analisti Richey duke përmendur shtimin e mundshëm të përdoruesve, teksa Trump vijon të tërheqë më shumë vëmendje me politikën dhe ‘aksionin’ e tij.
“Financa është e pamëshirshme,” thotë Richey, “por mundësitë janë gjithnjë aty, rritja e përdoruesve mund të jetë ose arrogante, ose një optimizëm afatshkurtër”.
Për momentin mungesa e financave serioze e lë Truth Social të ekspozuar ndaj dobësive, prandaj e vetmja gjë që mund të parashikohet me saktësi është paqëndrueshmëria e saj, shtonte ‘eksperti’ për ABC News.
Top Channel