“Tempulli”/ Trafikonin drogë nëpër shkolla, Gjykata e Tiranës lë në burg 19 të arrestuarit
14/07/2024 15:30
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur të lërë në burg 19 shtetasit e arrestuar nga policia gjatë operacionit “Tempulli” për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kjo ishte faza e dytë e hetimit, ku gjatë kontrolleve u siguruan prova të mjaftueshme dhe u sekuestruan 1.2 kilogramë kokainë, qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis, 12 celularë dhe 5 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash që mendohet të jetë mbledhur nga shitja e drogërave.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.
Top Channel