La dy valixhe me mbetje njerëzore poshtë urës në Angli, arrestohet autori i dyshuar (Detajet)

13/07/2024 17:20

Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për lënien e dy valixheve me mbetje njerëzore në një urë në Anglinë perëndimore.

Autori i dyshuar u arrestua në Bristol dhe u mbajt në paraburgim gjatë orëve të para të së shtunës, si pjesë e një operacioni të përbashkët midis Londrës dhe policisë lokale.

Që nga e mërkura ai ndodhej në spital për shkak të plagëve të marra. 36-vjeçari do të transferohet në Londër për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Hetimet kanë nisur që kur valixhet me mbetje njerëzore u gjetën në urën e famshme në Bristol, rreth 100 milje (160 kilometra) në perëndim të kryeqytetit, të mërkurën.

Policia beson se mbetjet njerëzore të gjetura në apartamentin në Londër janë të lidhura me ato të gjetura në Bristol.

Oficerët besojnë se e dinë identitetin e dy viktimave meshkuj, por “identifikimi zyrtar ende nuk ka ndodhur”. Sipas CNN policia po punon për gjetjen dhe informimin e të afërmve të tyre.

Policia më pas gjeti mbetje njerëzore në një apartament në perëndim të Londrës, të cilat ata besojnë se janë të lidhura me pjesët e trupit të gjetura në Bristol

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA