“Kanë paguar mafien serbe për të më vrarë”, ish-presidenti malazez denoncon atentatin që pretendon se po planifikohet ndaj tij: Një zyrtar nga Kosova më tha…

13/07/2024 15:26

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, pretendon se ndaj tij po përgatitet një atentat.

Gjukanoviç ka njoftuar autoritetet vendase se ka marrë informacion nga një zyrtar i lartë ushtarak nga Kosova për atentatin që po planifikon një grup kriminal nga një vend fqinj, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.

Media vendase, Vijesti, ka kontaktuar me Drejtorinë e Policisë, ku sikurse raporton, institucioni nuk kanë të dhëna që të tregojnë për aktivitete të planifikuara që kanë për qëllim rrezikimin e sigurisë së ish-presidentit. Ndërsa Agjencia e Sigurisë Kombëtare nuk iu përgjigj pyetjeve të “Vijesti” për rastin.

“Sipas nenit 18 të Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, me përfundimin e detyrës, Presidenti ka të drejtë në sigurim të përhershëm personal në përputhje me vlerësimin e sigurisë të përcaktuar nga organi kompetent, në pajtim me ligjin. me rregullore pozitive, Agjencia e Sigurisë Kombëtare është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve për vlerësimin e kërcënimeve të sigurisë”, njofton Drejtoria e Policisë.

Por, për median malazeze, zyra e Gjykanoviçit është shprehur se siguria e ish-presidentit, jo vetëm nuk është shtuar, por është reduktuar së fundi. Sipas tyre, shërbimet malazeze të sigurisë nuk e kanë thirrur Gjukanoviçin apo koordinatorin e tij të sigurisë për ta pyetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA