Një 56-vjeçar nga Kosova është ekstraduar nga Kosova, pasi në maj të vitit 2023, tentoi të kryente një vrasje në qytetin e Beratit.
Bëhet fjalë për Hamit Berishën, i cili së bashku me dy të tjerë kanë tentuar t’i bëjnë atentat një personi, duke përdorur 2 armë me silenciator, maska, doreza si dhe një motor të vjedhur do të kryenin eliminimin. Krimi u parandalua pasi policia ushtroi presion ndaj tyre për të hequr dorë nga vrasja dhe për të braktisur armët dhe makinën.
Berisha kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua ekstradimi nga Kosova në Shqipëri, i shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të kapur në Kosovë, H. B., 56 vjeç. Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi””, thuhet në njoftimin e policisë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel