Shpati i Malit të Gjerë nën pushtetin e flakëve, nis puna për shuarjen e zjarreve në orët e para të mëngjesit

12/07/2024 06:42

Zjarri që mbërriti nga Delvina e kaloi keshtën e Malit të Gjerë dhe gjatë natës ka qenë duke zbritur në drejtim të Gjirokastrës.

Rreth orës 04.15 ka nisur operacioni i forcave zjarrfikëse nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit që ndodhen në shpatin e malit të Gjerë.

Gazetarja e Top Channel, Kristina Fidhi, raporton se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 11 forca të efektivit zjarrfikës Gjirokastër, 34 forca vullnetare të bashkisë Gjirokastër dhe 50 forca të ushtrisë.

Operacioni mbikqyret nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSh-së Z. Arben Cara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA