“13 vite më parë, njerëzit u mblodhën për videon e tij”, Dash Shehi: Nuk është Ilir Meta personi për të dalë për t’i rënë korrupsionit!

12/07/2024 15:15

Me zgjedhjet pas porte, Partia Demokratike i është rikthyer kërkesës për krijimin e qeverise teknike, një eksperiment të provuar 7 vite më parë. Megjithëse nuk i garantoi fitoren, Opozita këmbëngul që një skemë e tillë të zbatohet edhe në garën elektorale te 2025-ës.

Ilir Meta tha: “Vendi ka nevojë për qeveri teknike, na mbetet të organizohemi fuqishëm për të imponuar këtë kërkesë shumë të drejtë”.

Dashamir Shehi, ish-aleat tradicional i demokratëve e quan qeverinë teknike eksperiment të dështuar. Garancitë për zgjedhje, ai i sheh tek ligji i ri zgjedhor.

“Qeverinë teknike ka provuar Shqipëria dy-tri herë dhe nuk qe shkëlqim i madh. Qeverinë e bëmë dhe me z. Basha dhe Rama çfarë prodhoi, a ruajti vitet e shqiptarëve? Më duket premtim për t’i mbajtur me gajret se kjo është lufta jonë”, thotë Shehi.

E ndërsa aleati historik e ka braktisur Sali Berishën, ai qe i ikën dhe rikthehet sërish krah tij është Ilir Meta, i cili ka betejat e veta.

“Nuk është ky personi për të dalë për t’i rënë korrupsioni, po në atë shesh u mblodhëm para 13 vitesh per videot e Ilir Metës. Nëse do e marrim seriozisht punën e korrupsionit, të shohim brenda vetes”, thotë Shehi.

E ndërsa Ilir Meta bën thirrje qe te protestohet çdo ditë, post-protesta e gjeti selinë e PD-së në qetësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA