Katedralja Rounen në Normandi, e cila ndodhej në rikonstruksion, duket se është përfshirë disi nga flakët.
Zjarrfikësit në qytetin Rouen kanë arritur të vënë nën kontroll një zjarr në katedralen gotike me famë botërore, duke qetësuar frikën e një fatkeqësie tjetër në një nga xhevahiret arkitekturore të Francës pesë vjet pas shkatërrimit të Notre Dame.
Imazhet fillestare televizive treguan një shtëllungë të errët tymi që ngrihej nga maja e katedrales dhe njerëzit në rrugët poshtë shikonin të tmerruar.
Në imazhet e mëvonshme, tymi mund të shihej ende përmes një boshllëku në mbulesën e bardhë që rrethonte skelat rreth majës, por ai nuk po ngrihej më në një kolonë të errët. Pas rreth 90 minutash zjarrfikësit thanë se zjarri ishte vënë nën kontroll.
Top Channel