Polonia shënon përvjetorin e masakrës së Volinia në verilindje të Ukrainës

11/07/2024 19:07

Viktima e te mbijetuar të masakrës së Volinias ishin mbledhur sot në Varshavë në Monumentin e Viktimave të Genocidit, për të kujtuar masakrën e e nacionalistëve ukrainas ndaj qytetarëve polakë ne veriperëndim te Ukraines, në Luftën II Botërore.

Ish-kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe zyrtarë të tjerë merrnin pjesë në ceremoninë për të ashtuquajturën “E diela e përgjakshme” e 11 korrikut 1943, kur 99 qyteza polake ne Volinia u sulmuan nga nacionalistë ukrainas të ekstremit të djathtë që shfarosën popullatën civile, dhe brenda një dite vrarë mbi 8000 bura, gra e fëmijë.

Polonia e Ukraina mbeten aleate sot në përpjekjen kundër agresionit rus në lindje të Ukrainës, por masakrat e të shkuarës hedhin ende hijet e tyre te e tashmja, shkruan rrjeti Deitche Welle.

Lutsk është qyteti kryesor i rajonit të Volinia, i pretenduar më parë si nga Polonia dhe nga Ukraina. Asokohe minoriteti ukrainas i qytetit rezistonte me mjete terroriste ndaj autoriteteve polake. Kur Gjermania pushtoi Poloninë në 1939, Volinia mbeti nën kontrollin sovjetik, dy vjet më vonë ajo u pushtua nga Gjermania naziste kur dhe ndodhi masakra.

Pas disfatës së Gjermanisë në Stalingrad, grupe partizane nacionaliste ukrainase në 1942, përfituan për të dëbuar polakët nga rajoni, duke mobilizuar civilë ukrainas që me cfurqe e sëpata të vrisnin fqinjët e tyre polakë, teksa dhuna nisi të përhapej në rajon.

Historianët thonë se rreth 100,000 polakë ishin vrarë në rajon deri në 1945, ndërsa më shumë se gjysmë milionë u larguan ose u dëbuan nga vendi.

Masakra nuk lejohej të përmendej gjatë kohës komuniste dhe vetëm pas Luftës së ftohtë doli në dritë, shkruan rrjeti Deutche Welle.

Në Poloni janë shtuar ndërkohë zërat intelektualë që duan kërkesë ndjese nga Ukraina për masakrën.

FOTO GALERI
1/5
Historianët thonë se rreth 100,000 polakë ishin vrarë në rajon deri në 1945, ndërsa më shumë se gjysmë milionë u larguan ose u dëbuan nga Volinia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA