Mbyllet pas 3 orësh protesta e opozitës, Noka: Do të jemi në këmbë derisa të arrijmë qëllimin

11/07/2024 22:52

Mbyllet pas 3 orësh protesta e opozitës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka mbajti fjalë nga shkallët e selisë, ku theksoi se nuk do të ndalen deri në përmbyshjen e qëllimeve.

“Dua që në emër të PD opozitës shqiptare të falënderoj qindra e mijëra qytetarë, shqiptarë, demokratë e jo, por opozitarë në shpirt, dhe kundërshtarë të këtij regjimi, për pjesëmarrjen në këtë protestë më madhështoren dhe historiken që njeh demokracia shqiptare në këtë temperaturë 40 gradë.

Të gjithë ata që protestuan treguan se shpirti i qëndresës, treguan se shpirti i qëndresës, treguan se shqiptarët e lirë nuk nënshtrohen. Sot qindra e mijëra shqiptarë protestuan kundër narkoregjimit, kundër këtij regjimi që po e rrënon Shqipërinë.

Mesazhi i çdo qytetari sot ishte: Shqipëria kërkon demokraci, nuk mund të qëndrojë nën thundrën e narkos, dhe Shqipëria nuk mund të pranojë në vitin 2024, të ketë liderin e opozitës të burgosur politik.

Shqipëria nuk mund të jetë i vetmi vend i Europës që zgjedhjet nuk zhvillohen të lira, por zgjedhjet vidhen nën grykën e kallashnikovit, krimit të organizuar, bandave dhe korrupsionit. Mesazhi i qytetarët ishte i qartë: Regjimi i narkos duhet të dëgjojë ërin e qytetarëve.

Qytetarët shqiptarë sot folën dhe treguan se ishin shumica. Sot foli shumica e shqiptarëve, zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Ne jemi të vendosur në betejën tonë. Lirimi i liderit të opozitës dhe qeveria teknike që Shqipëria të gjejë paqe sociale dhe politike”, tha Flamur Noka gjatë fjalës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA