“Po bën sikur po lind o burrë”/ Ironia e Salianjit në Komisionin TIMS, Blerina Gjylameti: Kërko ndjesë për gjuhën ofenduese!

10/07/2024 12:23

Një reagim dhe një shprehje e Ervin Salianjit në Komisionin Hetimor të TIMS, e përdorur me ironi, ka shkaktuar debat te anëtarët e PS.

Gjatë mbledhjes së Komisionit dhe pas fjalës së Tonin Gogut, Salianji iu drejtua me irno duke i thënë se më shumë iu duk “në vështirësi sikur po kalonte proces lindjeje, dhe jo sikur po fliste për Kushtetuesen për komisionet hetimore”.

Për këtë ka reaguar edhe anëtarja e këtij komisioni Blerina Gjylameti, e cila i ka kërkuar që ta nisë mbledhjen me një ndjesë për “gjuhën fyese”.

Gjylameti: Mendoj se duhej të kishin nisur mbledhjen me ndjesë të madhe. Fyerje dhe cënim të një nga gjerave më të bukura në jetë. Unë jam nën, jam grua dhe vajzë dhe nuk lejoj që të përdoret kjo gjuhë. Kafshët, dhe për kafshët kur përdoret fjala thuhet lindin, zonjat nuk pjellin. Është një term që nuk ju bën nder. Mos e përdorni më një gjuhë të tillë fyese dhe diskriminuese

Salianji: Së pari ju vijnë me vonë fjalët dhe reagimet. Në çdo moment, ju kam thënë që mos bëni sikur po lind o zotëri, ku është fyerja këtu? Si proces burri nuk pjell, e kisha te burri. Dini gjë ju që pjell? Ja pra ky është procesi, është njësoj si të kapem unë dhe të them ‘pse përmendi topin dhe futbollin”… është vlerësim mo! Dhe bëtë dhe një shpikje këtu, thatë që dhe ‘ju keni lindur’, ua nuk e dija këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA