Me ironi ka nisur mbledhja e sotme në Komisionin e TIMS, ku drejtuesi Ervin Salianji i është drejtuar nënkryetarit Toni Gogut duke i thënë se kur foli për Gjykatën Kushtetuese, foli si në “ vështirësitë e një procesi lindjeje”.
Salianji: Duket se më vështirësitë, sikur ishe në proces lindje jo sikur po flisje për njoftim Gjykate
Gogu: Të falenderoj që zgjodhe atë lloj dhimbje për të shpjeguar dhimbjen që ndjeva, por në respekt të zonjave por dhe nënës tënde, që uroj mos t’i kenë shkuar kot dhimbjet e lindjes, do doja t’u referoheshe me më shumë respekt
Salianji: Unë i respektoj shumë, por për ta thënë në mënyrë popullore, sikur po pillje, se kur pjellin burrat kanë problemin
Gogu: 5 minuta pushim që të vijë situata në normalitet
Salianji: Dale se nuk na e thonë këta… Jeni të shqetësuar nga mali i paligjshmërisë.
Top Channel