Beleri kërkoi të shkonte fizikisht në mbledhjen e PE si eurodeputet, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje

10/07/2024 13:16

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka kthyer përgjigje Dhionisis Fredi Belerit i cili kërkon të merren masa dhe ta shoqërojnë fizikisht midis datave 15 – 20 korrik, në takimin e Parlamentit Europian.

Siç mëson Anila Hoxha juristët e burgut i janë përgjigjur Belerit se “po e shqyrtojmë me përparësi kërkesën tuaj”.

Megjithatë ekspertët e burgjeve nuk kanë dalë me një konkluzion nëse do shoqërohet apo jo Beleri si eurodeputet në takimin e parë.

Beleri po ashtu ka kërkuar pezullim të dekretit të Presidentit që u shpall më 5 korrik, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për mandatin e tij.

Atij iu hoq nga KQZ mandati i kryebashkiakut të Himarës, mbledhje në të cilën ai mori pjesë i shoqëruar nga dy efektivë policie.

Ndërkohë Ministria e Jashtme greke ka ritheksuar detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar Belerit, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE më 16 korrik në Strasburg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA