Një 31-vjeçar është vënë në pranga në kryeqytet, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë po në Tiranë, një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin F. S., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”, vijon më tej policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale për të dyja rastet.
Top Channel